Prej muajsh, përveç Tiranës, protestat kanë mbërthyer edhe Beogradin dhe Podgoricën. Shumë ekspertë dhe politikanë flasin për ndikimin rus në këto protesta.
“Lulzim Basha nuk mund të ketë më të drejtën morale të flasë në emër të Partisë Demokratike, por ajo që duhet të ketë mbetur ende nga Partia Demokratike për t’u distancuar nga kjo lidhje e dyshimtë që nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, nuk është e rastësishme që në 16 shkurt të organizohej protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë edhe në Beograd.
Nuk është e rastësishme që edhe në 16 mars të kishte protestë edhe në Podgoricë edhe në Beograd edhe në Tiranë.
Madje edhe forma e protestës në Tiranë po spostohet si format e protestës në Beograd e Podgoricë, nuk do ta bëjmë me 13 prill ditën, por do ta bëjmë natën”, tha një ditë më parë Taulant Balla.
Nuk dihet se sa ka pjesë ndikimi rus në Tiranë, por ka disa koiçidenca mes protestave në kryeqytetin shqiptar dhe atyre në Serbi dhe Mal të Zi.
Protestat e mbajtura në Tiranë, kanë qenë në të njëjtën datë me ato në Serbi e Mal të Zi, por edhe skenar të njëjtë.
Më 16 mars, opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas e ktheu tubimin në tur nëpër Tiranë.
Po më 16 mars, e njëjta gjë ka ndodhur në Beograd.
Në mbrëmje opozita ka protestuar duke filluar para televizionit publik dhe më pas duke u zhvendosur në zona të tjera.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe më 16 shkurt 2019. Opozita shqiptare sulmoi Kryeministrinë, ndërsa në mbrëmje të asaj dite protestohej në Mal të Zi e në Serbi.
Natyrisht, këto protesta kanë gjetur pasqyrim të madh nga mediat ruse, madje janë transmetuar edhe live nga ana e tyre.
Kjo nuk do të thotë auomatikisht se Rusia qendron prapa këtyre protestave, por ka interes për këto zhvillime në Ballkan. (TemA)
/a.meta