Hetimet e nisura nga prokuroria e Tiranës për mënyrën e tjetërsimit të një kompanie uji dhe pronave të saj në Sarandë, kanë sjellë bllokimin e disa pronave dhe llogari bankare që konsiderohen si kapitale të kompanisë “Blue Eye Watër”. Vendimi për bllokimin e pasurive të paluajtshme në hipotekë dhe llogarive bankare që kjo kompani ka në bankat e nivelit të dytë, është marë nga prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit prej vitit 2018 ka nisur procedimin penal nr. 4327/1 për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, ku siç mësohet nga burimet pranë prokurorisë në këtë dosje po verifikohet pozicioni penal i biznesmenit Bashkim Shalla, i cili është dhe fituesi i konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në qytetin e Vlorës.
Njëherësh me Bashkim Shalla, prokuroria thotë se në verifikim janë dhe dy shtetasit amerikanë Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, të cilët kanë përpiluar një sërë dokumentash të dyshimta, nga ku më pas janë bërë aksionerë të vetëm të kompanisë “Blue Eye Watër” në Shqipëri, duke spostuar pronarin e vetëm të kësaj kompanie Donald Shena,i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij. Sipas prokurorisë dyshohet se pas kësaj administratorit Bashkim Shalla, dhe dy personavetë huaj Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, automatikisht i lindi e drejta për të kontrolluar të gjitha pronat e blera nga Shena në fshatin Krongj të Sarandës. Por tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim i thelluar në prokurorinë e Tiranës, e cila pak kohë më parë i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të shtetit në Delaëare në Amerikë, duke kërkuar informacion mbi kompaninë amerikane “Blue Eye Water INC” dhe dy shtetasit Craing Francis White dhe John Alfred Obrien. Letërporosia e prokurorisë dërguar në SHBA konsiston në kërkimin e informacionit për sa i përket datës kur është themeluar kjo kompani si dhe verifikimin e hyrjes apo daljes në sistemin kufitar të SHBA të Donald Shena në periudhën kur është nënshkruar një kontratë shitje të kompanisë “Blue Eye Watër” në Tiranë.
Njëherësh prokuroria thotë se tashmë kjo kontratë është çuar në laboratorin e policisë kriminale për ekspertim grafik të firmave të Donald Shena, për të mësuar nëse realisht është firma që Shena ka hedhur mbi këtë kontratë apo ajo është falsifikuar nga persona të tjerë. Të gjitha këto enigma pritet të marin përgjigje në ditët në vijim nga prokuroria e Tiranës, e cila në dobi të këtij hetimi ka pyetur disa persona. Nga ana tjetër administratori i kompanisë “Blue Eye Watër” Bashkim Shalla nëpërmjet një sqarimi në “Shqiptarja.com” thotë se shoqëria “Blue Eye Watër” është një person juridik dhe sotërohet 100 për qind nga aksionari, shoqëria amerikane “Blue Eye Water INC”. Sipas Shalla fillimisht shoqëria “Blue Eye Water” është themeluar nga Donald Shena dhe shoqëria “American Capital Group” është rregjistruar në QKB në datën 23 qershor 2015. Por sipas Shalla në maj të vitit 2016 aksionet e kompanisë shqiptare “Blue Eye Water” janë transferuar nëpërmjet shitjes nga Donald Shena tek shoqëria amerikane “Blue Eye Water INC”. Sipas Shalla i ndjeri Donald Shena edhe pse aksionet i kishte transferuar 100 për qind, vazhdoi të sillej sikur të ishte aksionar i shoqërisë, duke mos pasqyruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit ndryshimin e pronësisë së shoqërisë. Madje sipas tij duke qënë dhe administrator të gjitha të hollat që investitorët transferonin nga SHBA për nevoja të investimit ai i përvetësoi duke i përdorur ato për nevojat e tij personale.
Më tej Shalla sqaron për “Shqiptarja.com” se një nga investitorët amerikanë Fathi&Associates ka kontribuar në kapitalin e shoqërisë “Blue Eye Water” gjatë periudhës 1 korrik 2016 deri në 15 maj 2018 shumën prej 3.274.779.00 USD nga e cila administrator Donald Shena ka përvetësuar 3.165130.22 USD dhe gjëndja në bankë në datën kur ortaku i vetëm ka ardhur në dijeni të përvetësimeve, gjëndja ishte 129.830.00 USD. Gjithmonë sipas Shalla depozitimi i marëveshjes së shitjes së aksioneve të shoqërisë të datës 2 maj 2016 për transferimin e 100 për qind të aksioneve të zotëruara nga ortaku Donald Shena dhe “Amerikan Capital Group” në favor të “Blue Eye Water Inc” është mundësuar në datën 12 qershor 2018. Nisur nga kjo situatë, Shalla tregon se aksionari i ri pasi erdhi në dijeni për përvetësimin e shumave financiare që kishte bërë Donald Shena, vendosi ta shkarkojë atë menjëherë nga funksioni i administratorit të shoqërisë dhe në vend të tij caktoi shtetasin Bashkim Shalla. Ky i fundit shton se një nga investimet e planifikuara të shoqërisë “Blue Eye Water” ishte ndërtimi i një stabilimenti për prodhimin dhe shishëzimin e ujit të pijshëm në territorin e Bashkisë Finiq. “Ndërtimi i këtij stabilimenti ende nuk është kryer për shkak të vështirësive financiare që shkaktoi ish-administratori Donald Shana”-thotë Bashkim Shalla. Ky i fundit shton se për të rikuperuar humbjet që Donald Shana i ka shkaktuar investitorëve amerikanë, shoqëria “Blue Eye Water” ka ngritur padi në dëm të trashëgimtarëve të Donald Shana.
/a.meta