Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar aktet e protestuesve të opozitës, të cilët edhe një herë sot nuk nguruan të sulmojnë institucionet dhe të bëjnë pis imazhin e Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj denoncon hipokrizinë që sipas tij shfaq PD dhe drejtuesit e saj, të cilët nga njëra anë sulmojnë dhe prishin të bukurën dhe nga ana tjetër për interes të votave mbrojnë godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar. Por ai thekson se edhe një herë sot Tirana braktisi dhunën dhe aktet e vandalizmit të institucioneve.
“Pamje mbresëlënëse nga Koordinatori i PD për Trashëgiminë Kulturore! Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruan Veliaj ndërsa ka postuar edhe një video të publikuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga sulmi me bojë ndaj institucionit që ai drejton.
/a.meta