Ministri Sandër Lleshaj ka dënuar veprimet e opozitës gjatë protestës dhe sulmin me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme.
Ai thotë se Lulzim Basha dikur si drejtues e ka turpëruar MPB, ndërsa sot u mundua ta njollosë.
“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij” shkruan Lleshaj.
Pas protestës para parlamentit ku u shënuan disa incidente, tension dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, turma u drejtua për te Ministria e Brendshme, e cila u sulmua me bojë, ndërsa më pas tubimi u mbyll te selia e PD-së.
Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij. pic.twitter.com/8NlKNiGjhx
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 28, 2019
g.kosovari