Nëntë tajlandezë janë arrestuar pasi akuzohen të kenë shpërndarë fake news në rrjetet sociale, ndërkohë që kureshtja është gjithmonë në rritje ndërsa afrohet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve legjislative të së dielës.
Këta nëntë përdorues të internetit akuzohen të kenë shpërndarë në Facebook informacione të rreme mbi shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 600 000 fletëve të pavlefshme.
”Ata kanë deklaruar se nuk e dinin që bëhej fjale për fake news”, deklaroi Siriwat Deephor, zëdhënës i policisë.
Ata rrezikojnë deri në pesë vite burg, në bazë të ligjit shumë të diskutuar për krimet elektronike.
Mungesa e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumë ditë pas zgjedhjeve legjislative të 24 marsit, po nervozon zgjedhësit dhe partitë politike.
Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e pjesshme, ato përfundimtaret duhet të publikohen deri më 9 maj.
/a.rada