Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë, ndërsa ka zhvilluar një takim me homologun Castaner. Pas takimit, Lleshaj thotë se në qendër të bisedës ka qenë bllokimi i emigracionit të paligjshëm, azilkërkuesit dhe lufta kundër krimit, ndërsa shprehet se ka marrë mbështetjen e Francës për integrimin.
“Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Mbështetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm. Pres me kënaqësi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti” shkruan Lleshaj.
Franca ishte njëra nga vendet skeptike vitin e kaluar për hapjen e negociatave, ndërsa Shqipëria pret një vendim pozitiv këtë qershor.
Pas takimi që ka pasur me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ai shkruan në Twitter se: “ Prita në një takim homologun tim shqiptar Sandër Lleshaj. Riafirmojmë angazhimin tonë për të përforcuar aksionet e përbashkëta kundër emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Francës. -25% më pak kërkesa për azil të shqiptarëve në 2018: ky trend pritet të vazhdojë në 2019”.
/a.meta