Ndersa po hynin në një shkollë në Birmingham të Anglisë, nxënësit kanë shikuar të hutuar, disa nëna që u përleshën para dyerve, ndërsa të pranishmit provonin t’i ndanin. Nuk dihen motivet e përleshjes së tyre, që ka ndodhur në momentin kur po i dërgonin fëmijët në shkollë. “E detyrova fëmijën tim të hynte shpejtë brenda, që të mos e shihte atë skenë” ka thënë një prind për momentin dramatik. Raportohet se aty ka ardhur edhe policia, por që nuk ka kryer ndonjë arrestim. /a.meta