Identifikohet viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se ai është Arjan Bejtja, 37 vjeç, oficer i burgut të Shënkollit. Po kështu nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.
Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Treshit ku u përplasën dy mjete.
Përplasja sipas dëshmitarëve ka qenë tepër e fortë, çka ka sjellë edhe pasojat fatale me humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.