“Mercedesi” humbet drejtimin në autostradë, humb jetën mjeku shqiptar
Një mjek me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në autostradën A25 pak metra nga dalja e Villanovës në drejtim të Pescarës në Itali.
Mediat lokale italiane thonë se mjeku është i moshës 66 vjeçare, duke mos dhënë detaje rreth identitetit.
Policia lokale ka rindërtuar edhe dinamikën e aksidentit të rëndë:Doktori po udhëtonte me dy persona të tjerë brenda një Mercedesi B-Class dhe po kthehej në Abruzzo nga Fiumicino, ku në rrethana ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin e makinës duke u përplasur me trafik-ndarësen, duke u rrotulluar disa herë.
I ndjeri, i cili ndodhej në ulësen e pasme, doli nga dritarja dhe përfundoi në mes të rrugës, pergatiti Panorama.