Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.
I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Moisiu u shpreh se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur.
Sakaq, ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë.
“PD forca më e madhe opozitare politike.
Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur.
Puna është që pavarësisht se këta politikanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënën, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, ka thënë Alfred Moisiu. (RTSH)