1892 – Vdiq poeti më me ndikim amerikan i shekullit të 19-të, Walt Whitman, autori i përmbledhjes “Fijet e barit”.
1893 – Lindi Palmiro Toliati, një nga themeluesit dhe për një kohë të gjatë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Italisë (1927-1964), një mbështetës i policentrismit në lëvizjen komuniste dhe themeluesi i konceptit të “Rrugës italiane në socializëm”.
1914 – Lindi shkrimtari amerikan Tomas Lenijer Williams apo Tennessee Williams, i cili fitoi popullaritet me dramat (“Menaxheria e xhamtë”, “Tramvaji me emrin dëshirë).
1953 – Mikrobiologu amerikan Jonas Edward shpalli shpikjen e një vaksine kundër paralizës së fëmijërisë.
1979 – Presidenti egjiptian Anwar el Sadat dhe kryeministri izraelit Menahem Begin (Menachem) nënshkruan një traktat paqeje në Uashington. Ishte marrëveshja e parë e paqes midis shtetit hebre dhe një vendi arab.
1992 – Ish-kampioni i peshës së rëndë në boks, Mike Tyson u dënua me gjashtë vjet burg për përdhunim.