Ish-deputetja demokrate Grida Duma e pyetur mbi rolin e presidentit Meta gjatë krizës politike, ka thënë se ai ka mbajtur një linjë korrekte ligjore. Duma vlerësoi rolin e Metës, duke u shprehur se presidenti ka shkuar deri në caqet e kompetencave të tij ligjore. Ajo thumbon edhe Nishanin.
“Presidenti i Republikës që në fillesë ka ushtruar mandatin duke i shkuar në limitet fundore kompetencave kushtetuese, besoj me qëllimin për të ristabilizuar figurën e presidentit, jo thjeshtë si regjistër noterial”, deklaroi Duma, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
Sipas saj, qasja e presidentit Meta ndaj zhvillimeve më të fundit politike, i ka shërbyer vendit.
“Besoj që e njëjta qasje në këto momente i shërben vendit ndërsa jemi në momentet më të nevojshme për balance pushtetesh në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe kapje politike e organeve të drejtësisë e prokurorisë”, tha Duma.
/a.meta