Pas tetë orëve seancë gjyqësore, Gjykata për Krime të Rënda ka marrë vendim për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: Dosja e prokurorisë kundër tij do të kalojë për gjykim.
Ish-ministri ka pranuar gjykim të shkurtuar, që do të thotë se në rast dënimi ai përfiton ulje të dënimit me 1/3. Por Tahiri u kujdes të theksojë se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ai ka pranuar fajësinë, por thjesht dëshiron që procesi gjyqësor ndaj tij të jetë i shkurtër dhe të mos zvarritet.
“Ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e akuzës, jam referzuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, prokurorinë apo gjykatën, nuk do ta bëj as tani në respekt të një sistemi në të cilin kam kontribuar edhe unë. Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokurpria ka pretendimet e saj unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. Saktësoni që unë vazhdoj dhe do vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që në fillim, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë cështje. Atë që verifikoi gjykata italiane, prokurorët pretendojnë që vendimi i Italisë, mendojnë ndryshe, është cështje e tyre. Drejtësia prandaj është e bukur se nuk bën gjithmonë drejtësi, por në ato pak raste që bën drejtësi, ja vlen”, tha Tahiri.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata kalimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja e katër të hetuarve, përfshirë edhe Saimir Tahirin kërkuan pushimin e çështjes, pasi nuk ka prova.
/a.meta/javanews.al