Katër personat e përfshirë në vrasjen e Jurgen Kurtit janë miq me njëri-tjetrin. 3 te arrestuarit kane thëne se nuk kanë pasur njohje me herët me viktimën.
Nga informacionet e para tre personat e përfshirë në vrasjen e “menaxherit të Vip-ve” janë arrestuar në Tirane duke udhëtuar me makine pasditen e djeshme.
Në pranga u vunë shtetasit e identifikuar si Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos dhe Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve policia gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
g.kosovari