“Mjekët nuk janë figura e djallit, që na paraqesin në rrjetet sociale”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një takim me bluzat e bardha.
Kreu i qeverisë tha se qeveria i mirëkupton dhe i mbështet protestat e mjekëve. Ai theksoi se mjekët ia kanë dalë të qëndrojnë në krye të detyrës.
Por Rama tha se ka raste kur mjekë dhe infermierë shfaqen në pozicionin e gabuar.
“Nëse do të thonim se nuk ka korrupsion në shëndetësi, do të thonim një gënjeshtër të madhe” – tha ai.
Më herët, kryeministri tha se do të ashpërsohen masat ndëshkimore në Kodin Penal për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha.
“Cilësi, siguri, profesionalizëm për qytetarët dhe personelin mjekësor” -tha Rama.
/a.rada