Barcelona e ka përjashtuar opsionin “Griezmann” si përforcim të mundshëm në merkaton e verës. Kështu bën me dije sot “Marca”. Në javët e fundit, mjedisi i lojtarit francez ka kontaktuar klubin azulgrana për ta informuar mbi gjendjen kontraktuale të kampionit të botës, i cili verën e ardhshme do ta shohë klauzolën e lirimit nga Atletico Madrid të ulet nga 200 deri në 120 milionë euro.
Një çmim, që mund të jetë i përballueshëm për Barcelonën, e cila tashmë e ka provuar nënshkrimin e tij në sezonin e kaluar. Megjithatë, në merkaton e ardhshme nuk do të jetë e mundur. Drejtuesit e klubit katalanas janë shumë të qartë se momenti i Griezmann ka kaluar për Barcelonën verën e kaluar, kur ai vendosi të mos nënshkruajë më të, por të rinovojë me Atlético Madrid. Ky ishte momenti dhe tani nuk ka mundësi për një shans të dytë.
“Unë jam ngopur me thashethemet e mediave, që më përfshijnë çdo vit në merkato. Jam mësuar me këtë”, – tha Griezmann, kur u pyet për një interes të ri të supozuar të Barcelonës. Mos harroni mënyrën se si ai refuzoi të nënshkruajë për Barçën, duke e komunikuar vendimin e tij në një dokumentar të prodhuar nga Piqué, por ky i fundit nuk dinte asgjë.
Objektivi i madh për të përforcuar sulmin në “Cam Nou” është Luka Jovic. Sekretariati teknik i katalanasve e mbikqyr sulmuesin boshnjak në mënyrë të pandërprerë. Ata e ndjekin në ndeshjet e tij me Eintracht Frankfurt dhe me ekipin kombëtar. Në fakt, Segura dhe Abidal ishin dëshmitarë të ndeshjes Portugali-Serbi, mbrëmë. Jovic, edhe pse ka lindur në Bosnje, ka pranuar të luajë me kombëtaren e Serbisë. (telesport)
/a.r