Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.
Rreth orës 09:05 të kësaj të marte, në lagjen Nr.6 Durrës, një mjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin K.Ç., 80 vjeç.
I dëmtuari u transportua në spital me dëmtime të shumta, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Po ashtu po punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.
/a.rada