Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika, i ka bërë një bejte kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit nuk e kishte ftuar në Kongresin e së shtunës.
Pavarësisht thumbimit, Gjika lë të kuptohet se do të vazhdojë të punojë për PS-në.
Bejtja e Gjikës
Tung o Arben Duka/ Më bëre të llois
Se aq mirë sa ty/ Fjalët s’i radhis
Tani pas Kongresit/ Ndonjë llaf ta themi
Se ne veteranët/ Vetëm fjalën kemi
Për ne veteranët/ Mbase mirë do ishte
Jo në presidium/ Të paktën një karrige
Pa shumë pretendime/ Nuk donim kolltuk
Vetëm të dëgjonim/ Se jemi të urtë
Nuk bëhej qameti/ Vetëm për një ftesë
Që dhe veteranët/ Të ishin në Kongres
Të ishin si fasadë/ O ti Arben Duk’
Jo për të llafosur/ Thjesht sa për fejsbuk’
Shpresoj o miku im/ Në se jemi gjallë
Në Kongresin tjetër / Të jemi në ballë
Tani s’kemi nge për llafe/ Kemi një fushatë
Socialistët punë/ Rilindasit gallatë
Puna do vazhdojë/ Të rinj e veteranë
Të fitojmë zgjedhjet/ Nga Vlora në Tiranë
Dhe pasi të fitojmë/ Me punë ditë e natë
Të dyve do na thonë/ Keni grirë sallatë
Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!