Nis pjesa e dytë, Kosova po humb 0-1 në “Fadil Vokrri”
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.
“Dardanët” ishin më të mirë se mysafirët përgjatë 45 minutave të pjesës së parë, duke krijuar raste të shumta, theksohet ajo e Milot Rashicës…
“Dardanët” nuk arritën t’i konkretizojnë shanset e krijuara dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në minutën e 39’.
Ishte Vasil Bozhikov ai që shënoi për mysafirët, pas një harkimi nga këndi.
“Dardanët” e kanë nisur pjesën e dytë pa ndryshime, me shpresën për të përmbysur rezultatin. /Gazeta Express/