Pas urdhrit të Lulzim Bashës për degët e Partisë Demokratike për të nisur përgatitet për zgjedhje duket se i pari që ka nisur nga puna për fushatën ka qenë kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Te faqja zyrtare e bashkisë ai ka publikuar një foto mbi rrul gjatë inaugurimit të një rruge të sapo shtruar. Pak ditë më parë kryedemokrati Basha konfirmoi kandidimin e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu për një tjetër mandat, duke theksuar se ai i kishte mbajtur premtimet.
/a.meta