Adrian Civici, i ftuar në “Top Talk” zbuloi nëse paratë e pista mund të pastrohen ose jo në kompanitë “offshore”. “Kompanitë “offshore” janë ato kompani ku ti regjistrohesh për t’i shpëtuar taksave, por edhe për të ruajtur konfidencialitetin. Paratë e pista mund të pastrohen në këto kompani sepse aty zhduket origjina e parave. Legjislacioni nuk është në atë pikë sa sekreti bankar të mos ekzistojë”, deklaroi Civici.
Kur u pyet nëse është e mundur që të zbulohen pasuritë dhe financat e shqiptarëve që kanë dërguar paratë e tyre në kompanitë “offshore”, eksperti i ekonomisë tha: “Është e mundur pasi paratë nuk çohen me valixhe atje, por nga një bankë në tjetrën. Nëse ndiqet i gjithë transaksioni, ekzistojnë mekanizma që të provohet origjina e parave dhe personi pas tyre”.
/a.meta