Skafisti i Klement Balilit, Petro Dalanaj, i cili është arrestuar në Greqi për trafik droge ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Artan Hoxha, sipas te cili ai eshte personi kyç per hetimet ndaj Balilit.
“Ai është personazhi kyç. Hetimet kanë dokumentuar gjithçka në lidhje me këtë grup, arrestimi i Dalanajt ka shënuar edhe fundin e një hetimi të gjatë dhe nga ai moment është deklarata zyrtare e policisë greke që është shprehur se kishte goditur një grup të shtrirë në disa shtete. Droga erdhi nga Shqipëria. Dëshmitarin e bën të rëndësishëm fakti që ne kemi dëgjuar mbi hetime që janë kryer nga grekët dhe pala shqiptare, por asnjëherë dëshmitarë konkretë që kanë përfshirë në trafik. Balili ka dhënë versionin e tij dhe përse është akuzuar. Petro Dalanaj nuk është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.
Në Greqi ka pasur një element, që shqiptarëve nuk u vendosen përkthyer të licencuar që t’u jepet mundësia, të flasë, të deklarojë dhe të kuptojë se cfarë ndodh. Dëshmia do të ishte e rëndësishme që të merret nga drejtësia shqiptare për të zbardhur të gjithë atë që ka ndodhur. Ai shpjegon me detaje kur është kapur dhe si. Ai nuk u kap në det, por në Patra në një lokal, pasi dorëzoi skafin dhe kishte veshur rroba të tjera. Më pas shkoi me taksi në një lokal dhe aty ndërhyri policia greke, që i arrestoi duke ngrënë mëngjes. Ne e kemi ditur se është në burg në Greqi, si personi që dërgoi ngarkesën në ishullin grek.
Në akuzë kur filloi gjyqi kanë qenë 22 persona, mes tyre Petro Dalanaj 62 vjeç, i dënuar me 13 vite burg për dy akuza, por në fakt ka bërë vetëm 2 vite e 10 muaj, pasi dy muaj, pasi shkoi në burg ai ka pranuar që të bëjë punë vullnetare brenda burgut, ka punuar rrobaqepës dhe grekët për punën e konvertuan në burg. Pra ka bërë 2 vite e 10 muaj, por i janë llogaritur 5.4 vite, pra cdo ditë punë që ka bërë është llogaritur dy ditë për shkak të punës. Për shkak të sjelljes së tij lejuan që të lirohet me kusht. Pasi doli nga burgu i kanë marrë pasaportën. Më erdhi një telefonatë nga Greqia në burgun ku ka vuajtur dënimin Dalanaj, në Koridhalo, dhe më thotë që ky i dënuar ka dalë dhe më rezultoi se kishte hyrë në Shqipëri në fillim të muajit mars, 6 ose 7 mars. Ai ka hyrë jo nga doganat, që të ishte i regjistruar në TIMS, por përmes kufirit të gjelbër, ilegale.
Ndërsa me letra ekziston brenda Greqisë. Një djalë tjetër i tij është arrestuar në burgun e Fierit. Intervista është marrë në datë 10 mars. Ai është peshkatar, thotë se aty ka njohur Kleanth Palaj për ta ndihmuar gjatë udhëtimit.Ai tregon mënyrën, për herë të parë një skafist dëshmon si funksionon rrjeti, si ngarkoi kanabisin dhe si lirisht hyri në Greqi dhe e coi ngarkesën. Ai thotë se ka bërë transportin për 5 mijë euro, për shkak se kishte një kredi në bankë dhe probleme me familjen. Ai thotë se që në momentin e parë i është kërkuar që të dëshmojë për Balilin. Ai ka një alibi, që ka pranuar trafikun, e njeh biznesmenin grek, bashkëpunëtor i Balili, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai nxjerr një emër dhe thotë se ai që e ka paguar dhe e ka mbajtur në kontakt, ai dëshmon se është një biznesmen nga Fieri, S.G. Ai sipas Dalanajt ka pasur një restorant në Sarandë gjatë verës, ky është njeriu që ai e identifikon që ka folur me të, ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm dhe e ka takuar fizikisht. Por kush është ky, dhe cfarë përfaqëson, ai fshihet Balili pas tij? Ka shumë pikëpyetje” shprehet Hoxha.
Trafiku dhe si ra në pranga Petro Dalanaj
Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 62 vjeç dhe 25 vjeç, sipas policisë greke nën urdhrat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 5 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi. Dy korrierët shqiptarë ngatërruan ishullin, vendin se ku ishte rënë dakord të linin mallin, duke e lënë drogën në një ishull tjetër të vogël pranë Zakynthos, që ishte nga pas vendit ku ishte lënë dakord në fillim. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Patrës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë.
Në një material hetimor që siguroi “Shqiptarja.com” pak muaj më parë evidentoheshin rreth 20 biseda të përgjuara. Pas dështimit të gjithçkaje greku Alyfantis i thotë në telefon Balilit që ndodhej në Shqipëri se ka ngelur me “bukë, djathë e domate”, ndërsa Kelmenti i premton se herën tjetër do i sjellë një tjetër ngarkesë. Klement Balili u vetëdorëzua në fillim të këtij viti në muajin janar, pas mbi dy vitesh arrati. /raport.tv