Ronela Hajati është një ndër artistet më të komentuara në showbizin shqiptar. Një ndër këngët më të diskutuara ka qenë kënga ‘Vuj’ në ‘Kënga Magjike’.
Mirëpo, teksa kjo këngë është luajtur në emisionin ‘Zonë e lirë’ të Arian Çanit gjatë rubrikës ‘Mix blind test’, moderatori i njohur ka lënë pa fjalë publikun me reagimin që ka bërë për Ronelën
“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani.
Pas thumbimit të Çanit ka reaguar dhe Ronela ditën e sotme në Instastory-n e saj.
“Pushoni në paqe gjepura”, pa sqaruar asgjë më tepër në lidhje me thumbimin e saj që me siguri i drejtohet Çanit.
/a.meta