Nga Alfred Peza
Megjithese te gjithe aktoret dhe faktoret e jetes publike shqiptare, e kontestuan formulen e dhene nga Presisdenti i Shqiperise per te zgjidhur ceshtjen e dorezimit te mandateve te opozites, ai nuk reflektoi.
Sipas Ilir Metes tangoja e politikes shqiptare duhet te kercehej nga te dyja palet, sipas formules: Njeri duke bere nje hap pas dhe tjetri, dy hapa prapa.
As pare e as degjuar, kjo formule e re linte pas edhe ate te udheheqesit te revolucionit bolshevik Vlaimir Ilic Lenin i cili nje shekull me pare, per te tilla raste keshillonte se duheshin bere nje hap perapara dhe dy hapa prapa.
Por me sa duket, Zoti e do dhe vazhdon te mendoje per Shqiperine, me shume sesa vete disa nga lideret tane politike.
Ndaj, per ti ardhur ne ndihme qytetarit nr. 1 te saj, i ka derguar sot nje mesazh Ilir Metes nepermjet Imzot Angelo Massafra.
Formula e tangos politike per Shqiperine, propozohet te jete: Konsensusi politik arrihet duke bërë një hap para e një hap pas.
Arqipeshkvi i Mitropolitit Shkoder- Pult, e beri deklaraten gjatë përkujtimit të 70 vjetorit të vdekjes së martirit imzot Vinçens Prennushi i cili vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit.
Masafra tha se “ata që kanë përgjegjësi për kombin tonë të ulen.
Marrëveshjet të bëhen duke bërë një hap përpara dhe një hap prapa, kështu bëhet konsensusi.
Lusim zotin, se shembulli i martirëve tanë që nuk iu dorëzuan Shejtanit, do te ndiqet edhe tani.”
Pas kesaj mbetet te shihet nese Presidenti, yne do te ndjeki rrugen e Zotit, apo te Shejtani!