Humbja zhgënjyese kundër Venezueles nuk është kapërdirë nga Diego Armando Maradona.
I pyetur pas ndeshjes kampioni i botës në 1986 u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e “albicelesteve”.
“Preferoj më mirë të shoh filma horror sesa këte kombëtare”.
Legjenda shprehu dhe mendimin e tij mbi lojtarët aktualë të kombëtares.
“Më vjen keq pasi e ndjej kombëtaren me shpirt,por ky brez lojtarësh nuk e meritojnë ta veshin këtë fanellë”.
“El pibe de oro” akuzoi presidentin e federatës Claudio Tapia si shkaktarin kryesor për këtë situatë.
“Nuk e kuptoj sesi njerëzit vazhdojnë ta besojnë këtë mashtrues,me vjen keq për lojtarët që duhet të mbajnë mbi shpinë gjithë përgjegjësinë kur në të vërtetë janë drejtuesit ata që duhet të gjykohen”.
Argjentina e shortuar në grupin B ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Marokut në kuadër të kualifikueseve për kupën e Amerikës.
g.kosovari