Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD.
Mbledhja kishte në qendër të diskutimit aksionin e opozitës dhe protestën e 13 prillit.
Basha u kërkoi ish deputetëve dhe Kryesisë që të intensifikojnë takimet me qytetarët.
“Të angazhohemi në zona të caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Protesta në rrethe, sipas problematikave. Aktivet e cdo dege të mblidhen për gjatë javës. Protesta kur ka parlament”. Këto mësohet se ishin porositë e Bashës në mbledhjen e Kryesisë dhe me ish-deputetët.
Lulzim Basha refuzoi ‘ofertën’ e kryeministrit Rama, i cili nga Kongresi i PS-së ditën e shtunë e sfidoi duke i thënë se nëse fiton një bashki më shumë se socialistët në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në vjeshtë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
g.kosovari