Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme projektvendimet për proceduarat e vettingut në Policinë e Shtetit.
Anëtari i këtij komisioni parlamentar, dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu tha se është dakord me lehtësimin e procedurave, pasi në disa struktura të policisë, shton si, janë shfaqur disa ankthe të panevojshme.
Mes tjerash, Ndreu kishte edhe një tjetër propozim, i cili lidhet me Gardën e Republikës, ndërsa sipas tij, ky organ duhet të përjashtohet nga procesi i vettingut.
“Unë jam pro që të këtë një lehtësim të procedurave, duke parë që ka patur një presion dhe një ankth në strukturat e policisë. Kostoja financiare është e pamotivuar. Unë mendoj se garda duhet të përjashtohet nga vettingu. Grada ka një rol të shërbimeve statike, kryesisht. Në eksperiencat që kam, Garda nuk ka qenë problematike”, tha Ndreu.
g.kosovari