Këngëtarja e njohur Mel B, deklaroi pak ditë më parë se ka bërë seks me kolegen e saj të grupit “Spice Girls”, Geri Halliwell.
“Ajo do të më urrejë për këtë”, tha Mel B, për gazetarin Piers Morgan.
“Thjesht ndodhi dhe ne vetëm u zgërdhimë për këtë. Kaq ishte. Ne ishim mike të mira, thjesht ndodhi”, vijoi më tej rrëfimin e saj, ajo.
Mel B tha se “Halliwell dhe bashkëshorti i saj do të më vrasin”.
Por 46-vjeçarja Geri Halliwell reagoi ashpër, duke thënë se “Mel B duhet ta mbajë gojën e saj të mbyllur”.
Kjo, pasi tashmë ajo është martuar me bossin e “Red Bull Formula 1”, Christian Horner, dhe ka dy fëmijë.
Mel B nga ana tjetër, prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti, pas një historie dhune dhe seksi treshe që kishin me dadon e fëmijëve të tyre.
g.kosovari