Partia Demokratike sqaron se pas letrës që i dërgoi prokurorisë ditën e enjten, nga organi i akuzës erdhi një tjetër fletë-thirrje që kërkonte dëshminë e Lulzim Bashës në cilesinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
“Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet.
Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames.
Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen.
Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
/a.rada