Masat e ngrohta ajrore do të mbesin edhe ditën e hënë mbi rajon duke kushtëzuar mot të ngrohtë dhe me diell.
Nga dita e martë, një front i ftohtë do të kaloj mbi vendin tonë, duke sjell masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të kushtëzojnë mot më të ftohtë edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
Ditën e martë, priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.
Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditëve në vijim, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Orët e mbrëmjes mbesin me mundësi që të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.
So do të jetë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
Të martën më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.
E mërkura ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Ftohtë, të enjten kryesisht me diell, e ditën e premte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit vende-vende me ngrica, sipas Prishtina Weather
Temperaturat maksimale ditën e hënë do të arrijnë deri në 20C, e nga dita e martë do të pësojnë rënie në të dy vlerat. Minimalet do të zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale në 8C deri 10C.
Të hënën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga dita e martë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-12m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje dukshëm mbi këto vlera.
/a.r