Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Mueller ia dorëzoi të premten raportin konfidencial Prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili informoi paskësaj krerët e Kongresit përmes një letre ku sqaronte se sapo të ketë mundësinë, do t’i njoftojë mbi përfundimet e hetimet.
Nga Moska nuk ka pasur asnjë reagim mbi këtë çështje. Zëri i Amerikës thotë megjithatë se një koment i një zyrtari të departamentit të drejtësisë mund të shihet ne kryeqytetin rus si një lloj fitoreje paraprake, e kjo lidhet me faktin qe Mueller dhe ekipi i tij nuk rekomanduan ngritjen e akuzave të mëtejshme.
Për muaj me radhë zyrtarët rusë kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, pavarësisht dhjetëra akuzave të ngritura nga ky ekip kundër 25 shtetasve rusë, kryesisht oficerë ushtarakë dhe agjentë, lidhur me rolin e tyre në ndërhyrjet e dyshuara gjatë fushatës presidenciale.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka marrë raportin dhe se as nuk është informuar rreth tij. Është ende e panjohur nëse raporti Mueller do të sjellë shpagimin për Presidentin, ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij nga Kongresi, apo sic thotë VOA, ndonjë alternativë të rrëmujshme të ndërmjetme.
/a.rada