Presidenti Ilir Meta reagoi ndërsa sot mbushen 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë”, tha presidenti.
“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shtoi Meta.
Meta theksoi se tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.
/a.rada