Trashëgimia kulturore na jep krenari për identitetin tonë dhe na prezanton bukur para turistëve të huaj.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkë me Institutin e Monumenteve të Kulturës po punon intensivisht për rikualifikimin dhe restaurimin e fshatit Vuno që është i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon me një pamje mahnitëse.
Investimi i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës po zbatohet në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”. Qëllimi është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe krijimi i mundësive të reja zhvillimi ekonomik për banorët e zonës.
Projekti po ndërhyn me investime në rikuperimin e shtëpive dhe infrastrukturës së zonën duke ruajtur karakteristikat dhe modelet e veçanta që Vunoi ka.
Vunoi, ngrihet në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës. Gjendet paksa larg nga deti në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga thepishte të gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka të gurta.
Në qendër të fshatit është ndërtuar këtu e dyqind vjet më parë kisha e Panajasë (Shën Marisë). Gjithashtu ndodhen dhe kisha të tjera si ajo e Joan Pagëzuesit, Manastiri i Shën Spirdhonit, si dhe kisha e Shën Mëhillit në pjesën lindore të manastirit, asete të çmuar të trashëgimisë kulturore me mjaft interes për vizitorët dhe turistët e huaj.
/g.kosovari