Italia i ka nisur me këmbën e mbarë eliminatoret e Europianit në Grupin J pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur me shifrat 2-0 Finlandën. Në takimin e zhvilluar në Udine, të besuarit e Mancini-t arritën të zhbllokonin që në minutën e 7 rezultatin. Ishte Barella i cili goditi në hyrje të zonës dhe falë një devijimi të vogël topi përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë e gjithë skena ishte për Moise Kean, futbollistin 19-vjeçar të Juventusit që pas disa aksioneve të rrezikshme arriti të dyfishonte dhe njëkohësisht të vuloste rezultatin përfundimta të takimit.
Ndërkohë edhe pse me vështirësi edhe Spanja i ka nisur me fitore eliminatoret. “La Roha” Në sfidën e zhvilluar në Mestaja të Valencia-s ka mposhtur 2-1 Norvegjinë, e cila tregoi karakter dhe mature përballë një kundërshtari me shumë potencial. Fillimisht ishte Rodrigo që zhbllokoi sfidën, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nordike riktheu baraspeshën me një penallti të ekzekutuar saktë nga sulmuesi King.
Për të nxjerrë Spanjën me tre pikë nga ky takim mendoi kapiteni Ramos, i cili ekzekutoi me mjeshtëri 11 metërshin e fituar nga Alvaro Morata.
Tre pikë ka marrë edhe Zvicra në D që ka mposhtur në transfertë 0-2 Gjeorgjinë. Golat për skuadrën helvete u shënuan nga Zuber dhe Zakaria, ndërsa në këtë grumbullim bëjnë pjesë vetëm 2 futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti.
g.kosvari