Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se vrasja mbrëmjen e djeshme në Elbasan e avokatit të njohur ka hapur librin e llogarive të krimit. Hoxha thotë se vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve, ndërsa heq edhe një paralele me situatën në Serbi pas vrasjes së avokatit Dragoslav Ognjanoviç vitin e kaluar. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmë në një kafe në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo ishte vrasja e katërt brenda një jave në vend.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Vrasja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kriminale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.
Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur krimi i organizuar ne vend.
Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.
“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”, shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.
Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë. “Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.
Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kriminale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kriminal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan.
Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lufta per trafikun e narkotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tragjik viktimash.
Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dje ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.
Por a eshte kjo zgjidhja?!!!
Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:
“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”….
/a.meta