Në takimin e mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza”, Kryetari I Bashkisë së Tiranës ka publikuar mesazhet e marra nga demokratët përmes celularit, të cilët kanë lënë pas dallimet politike dhe I janë bashkuar sot në shesh qytetarëve të shumtë. “Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur.
I kam marrë mesazhet tuaja. E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen.
Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen tonë, faleminderit që na u bashkuat”, tha Veliaj.