Partia Socialiste është duke zhvilluar pjesën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste.
Më herët, përfundoi pjesa e parë e Kongresit që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.
Pas Ballës, në foltore u ngritën me radhë disa ministra të qeverisë Rama, zëvendës-kryeministri Erjon Braçe dhe disa kryetarë bashkie, të cilët do të konfirmohen për një tjetër mandat.
Ndërkohë, sheshi “Nënë Tereza” ka mbledhur mjaft qytetarë të cilët po marrin pjesë në prezantimin e Erion Veliajt si kandidat për një mandat të ri. (TemA)