Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se sipas raportit të OKB-së Shqipëria renditet mes 15 vendeve më të korruptuara në botë.
Sipas Tabakut, korrupsioni sot pengon të rinjtë të punësohen, duke i detyruar ata të largohen. Ndërkohë që korrupsioni sipas saj po falimenton 50 biznese në ditë.
“Për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë. Korrupsion që sot po pengon të rinjtë të punësohen duke i detyruar të largohen. Korrupsion që sot falimenton 50 biznese në ditë, po përqendron pasurinë në një grusht njerëzish.
Sot 7 nga 7 projektet e programit 1 mld euro jepen me ofertë të pa kërkuar, pra pa garë!
Sot 41% e tenderave i jepen fituesve pa asnjë garë!
Sot 11 oligarkët e denoncuar nga PD, nëpërmjet 19 shoqërive, kanë përfituar në 2018, 242 tendera.
Sot, nga buxheti i shtetit në xhepin e të paktën 4 deputetëve të PS kanë shkuar 48 tendera vetëm për vitin 2018”, thekson Tabaku.
Statusi i plotë i Jorida Tabakut:
Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës.
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit. Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh.
Për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë. Korrupsion që sot po pengon të rinjtë të punësohen duke i detyruar të largohen. Korrupsion që sot falimenton 50 biznese në ditë, po përqendron pasurinë në një grusht njerëzish.
Sot 7 nga 7 projektet e programit 1 mld euro jepen me ofertë të pa kërkuar, pra pa garë!
Sot 41% e tenderave i jepen fituesve pa asnjë garë!
Sot 11 oligarkët e denoncuar nga PD, nëpërmjet 19 shoqërive, kanë përfituar në 2018, 242 tendera.
Sot, nga buxheti i shtetit në xhepin e të paktën 4 deputetëve të PS kanë shkuar 48 tendera vetëm për vitin 2018. Kryefjala e çdo raporti apo pyetësori është korrupsioni. Ai po pengon procesin e integrimit, po pengon investitorët e huaj, po pengon biznesin vendas të zhvillohet, po pengon Shqipërinë të ecë përpara! Ky sistem i ideuar nga arkitekti Rama, ia ka nxirë faqen Shqipërisë dhe po ua merr shpirtin shqiptarëve. Prandaj meriton të rrëzohet një herë e më parë!