Ka nisur nën tingujt e Himnit Kombëtar Kongresi i Partisë Socialiste.
Kryetari i grupit parlamentar të PS në fjalimin hapës të Kongresit deklaroi se PS-ja sot ndez motorrat për fitmin e të gjithë bashkive, në një detyrë që i takon prej votëbesimit të popullit.
PS-ja, tha si duket e vendour per te plotesuar te gjitha boshlleqet qe ka lene politika e dites.
Ai shpjegoi rendin e dites dhe menyren sesi do te procedohet.
Lufta kundër korrupsionit është prioriteti ynë, ndërsa kemi ndëshkuar shumë raste korrupsioni. Kjo maxhorancë ka vëmendjen te qytetarët dhe jemi tepër të organizuar që të ndëshkojmë të keqen, tha Etilda Gjoni.
***
Kongresit elektoral do të fokusohet tërësisht në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Fjalen hapese e mbajti kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla. Ai theksoi se “Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja force politike që mund te qeverisë vendin”, nderkohe qe shtoi me tej, se kjo shumice qeverisese po i qendron besnik angazhimeve të bëra para shqiptarëve.
“Në zgjedhjet vendore ne duhet të rikonfirmohemi në të gjitha bashkitë ku shqiptaret na kanë dhënë besimin për të shërbyer deri tani. Duhet të fillojmë ndryshimin edhe në Bashkitë që kanë mbetur peng i partive kundërshtare’, u shpreh Balla.
***
Ndryshe nga ç’ishte premtuar, kryesia e PS-së ka bërë një lëvizje taktike për të mos shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në të 61 bashkitë e vendit, për shkak se edhe PD-ja është larg të qenit gati për këto zgjedhje.
Dhe pse një pjesë e mirë e tyre dihen tashmë dhe po punojnë në terren me organizimet e tyre partiake dhe elektorale, zyrtarisht Partia Socialiste pritet t’i bëjë ata publikë pak para përfundimit të afatit për t’i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Megjithatë, edhe pse Kongresi i së shtunës nuk do të ketë emrat zyrtarë të kandidatëve socialistë për 61 bashkitë, konteksti elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit do të përshkojë dy seancat e tij, paraditen dhe pasditen e së shtunës.
REFORMA
Në funksion të miratimit të Reformës Zgjedhore, e cila ka muaj që pret miratimin në Kuvend, kryesia e PS-së ka emëruar ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, si sekretar të Çështjeve Zgjedhore në PS, post që mbahej nga Bledi Çuçi. Çuçi pak javë më parë mori postin e ministrit të Bujqësisë. Me ardhjen e deputetëve të rinj në Parlament, nga pjesa jofituese e listave të PD-së dhe LSI-së janë rritur shpresat se Reforma Zgjedhore e hartuar nga ekspertë të pavarur dhe konsulentët gjermanë, do të miratohet.
Reforma Zgjedhore prej muajsh është konsultuar nga ekspertët e BE-së në Tiranë me përfaqësuesit e të tria partive kryesore, PS, PD dhe LSI dhe palët kanë qenë pranë miratimit. Por qëndrimi bojkotues i opozitës në Kuvend e ka shtyrë atë. Gjiknuri ka qenë edhe në të shkuarën eksperti i PS-së, që është marrë vazhdimisht me Reformën Zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR-it pas çdo palë zgjedhjesh.
MESAZHI
Kongresin do ta mbizotërojë fjala e Kryeministrit Rama, i cili pritet të bëjë një analizë të mënyrës se si të zgjedhurit vendorë socialistë kanë qeverisur këto katër vjet, ballafaquar me bashkiakët demokratë apo të partive të tjera aleate të PS-së në 2015.
Por nuk përjashtohet gjatë fjalës së tij dhe qasja e maxhorancës ndaj opozitës dhe një ftesë ndaj saj për bashkëpunim. Kongresin pritet ta përshëndesin dhe përfaqësues të partive socialiste evropiane, të cilët do të japin mesazhin e tyre pak muaj para marrjes së vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Pjesa tjetër e aktivitetit të Kongresit të PS-së do të jetë puna në disa nga bashkitë kryesore të vendit. Duke nisur nga Tirana, do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të tregojë modelin e qeverisjes vendore të PS-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe kandidimin e tij për një mandat të dytë.
Po ashtu, pritet të ngjiten në skenë dhe disa kryetarë të tjerë që kanë qeverisur me sukses katër vitet që lamë pas. Por mësohet se në panel do të ngjiten dhe kandidat, të cilët do të tregojnë se si mund të qeverisen bashkitë që drejtohen prej vitesh nga demokratët, duke pasqyruar kështu dhe platformën e tyre të kandidimit.
Gjatë këtij paneli pritet të bëhet zyrtare lista e kandidatëve për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës, një nga Këshillat më të rëndësishëm në vend. Mësohet se Kongresi do të mbyllet pasditen e së shtunës, me një takim me banorët e kryeqytetit në sheshin “Nënë Tereza”, pjesë e turit “Bashkia që duam”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kryesia e PS-së ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti.