Ravik Gurra, njihet si një prej juristëve që u ka dalë në mbrojtje disa prej personazheve të përfshirë në shumë çështje të rënda kriminale, si “Çapjave” në Elbasan, apo edhe i Emiljano Shullazit.
Por kush është Ravik Gurra
Ai e ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, e më pas në vitin 1998 ka emigruar në Angli. Mësohet se atje ka punuar si përkthyes në Gjykata, ministrinë e Emigracionit dhe Polici. Gurra jetonte ne Lindje të Londrës bashke me familje. Edhe në Angli ai ka studiuar për avokati. Në 10 vitet e fundit ai jetonte mes Elbasanit dhe Londrës. Miqtë e tij avokatë shprehen të shokuar për ngjarjen dhe theksojnë se Ravik Gurra nuk u kishte shprehur ndonjëherë ndonjë shqetësim për jetën e tij.