Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan me një përvojë 10-vjeçare kA vendosur në lëvizje policinë e shtetit. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në Elbasan për kontrolle për të prangosur autorët. Policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të detyrës, por edhe hasmërinë mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Përplasja mes grupeve dhe vrasja e avokatit duket se është një mesazh mes rivalëve se mund të lënë edhe pa mbrojtës ligjor.