Ministraj e Drejtësië Etilda Gjonaj prezantoi sot ndryshimet në infrastrukturën e spitalit të burgut në Tiranë, në të cilin nuk ndërhyej prej 20 vjetësh prej vitit 1998, pra njëzet vjet pasi kaloi në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, nuk është kryer asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës.
Ministrja tha se kemi ndërhyrë rrënjësisht në të gjithë sistemin penitenciar, me fokus kryesor respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur, rritjen e sigurisë dhe uljen e rasteve të korrupsionit.
Për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës, jemi sot këtu për të parë nga afër rikonstruksionin e Qendrës Spitalore të Burgjeve, një investim i qeverisë shqiptare, me vlerë 28 842 059 lekë, që ofron standarde bashkëkohore për të dënuarit. Qendra Spitalore e Burgjeve është i vetmi institucion që garanton trajtim shëndetësor të specializuar për të dënuarit.