Kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa ka kujtuar sot 22 marsin e vitit 1992, fitoren e madhe te demokrateve ne zgjedhje, e ka cmuar ate si bashkimin e madh te shqiptareve per liri dhe demokraci.
Nderkohe, qe nje mesazh ka dhene per aktualitetin. Sipas Bashes, “Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!”.
“Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
/g.kosovari