Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.
Rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, E.T., 30 vjeç, duke drejtuar motoçikletën e tij, ka humbur kontrollin.
Për pasojë është përplasur me shtyllën e ndriçimit, duke pësuar dëmtime të shumta.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/a.r