Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Nga informacionet e para më sohet se një person ka humbur jetën në Velipojë të Shkodrës si pasojë e këtij aksidenti.
Nga aksidenti ka humbur jetën Bujar Bujaj. Ai nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të mara dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Ndërsa policia e Shkodrës ka ndaluar drejtuesin e mjetit
“Rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje. Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/g.kosovari