Ministri i Punëve të Brendshme ka komentuar sot sjelljen e militantëve të opozitës, por edhe punën e forcave të rendit.
Përmes Twitter, Sandër Lleshaj shkruan se protestat e verbra kanë vetëm një rezultat.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e efektivëve të policisë, ndërsa shton se kjo e fundit ka vepruar me dinjitet ditën e sotme.
“Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat.
Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.
Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.
Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH” – shkruan ministri Lleshaj.
/a.rada