Një kërkim i orëve të vona në internet dhe një goditje me fat. Me shumë fat madje. Kështu Sanmay Ved e pa veten brenda 60 sekondash, pronar të adresës se internetit google.com, vetëm për 12 dollarë amerikanë. Një perandori që sot kushton 66 miliard dollarë, vetëm për 12 dollarë!
Nuk dihet ende sesi ka ndodhur kjo mungesë totale vëmendjeje nga ana e Google, e cila e la pa rinovuar adresën e saj të internetit, që u ble brenda 60 sekondash nga një punonjës i saj.
Ved ka punuar tek Google për pesë vjet, para se të shkonte për të ndjekur studimet në një kolegj prestigjioz. Në 29 shtator, teksa kërkonte në internet për adresa të lira, ai formoi kot, si instiktivisht fjalët “google.com”. e dinte që s’kishte asnjë mundesi që adresa të qe e lirë, kur befas gjithyçka doli ashtu. I shokuar, Ved ndoqi të gjitha hapat për ta blerë me shpejtësinë e dritës adresën më të shtrenjtë të botës. E gjitha për shumen qesharake të 12 USD! “Prisja që të marr ndonje mesazh që ka pasur ndonjë gabim në sistem, por jo. Asgjë e tillë”, tregon ai.
Brenda minutës ai nisi të marrë në adresën e tij të emailit, mesazhe të rezervuara për administratoret e Google. Kur befas gjithçka u kthye në normalitet: një mesazh i tregoi se i ishin kthyer paratë dhe se adresa kishte shkuar sërish tek gjigandët e internetit. Një përrallë që zgjati pak më shumë se një orë, por edhe një kujtim i pashlyeshëm për Sanmay Ved.