Nën emocione të forta që shpesh i krijonin vështirësi në të folur, Rudina Hajdari, mbajti fjalimin e parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.
“Do hedh hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Vendime që i përkasin të ardhmes së Shqipërisë. Do vij me propozime të qarta për ta kthyer vendin në normalite. Unë ndenja në parlament se unë dua të sjell një model të ri në politik, që do i japë fund njëherë e mirë tranzicionit në Shqipëri” -tha ajo.
Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Vendimin për të mos hequr dorë pëballë qytetarëve që e kanë zgjedhur, Hajdari tha se e mori pas konsultimeve edhe me ndërkombëtarët.
/a.rada