Monika Kryemadhi ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt.
Teksa u pyet lidhur me deklaratat e tij mbi krizën politike, kryetarja e LSI-së tha se diplomati i lartë e sheh vendin tonë si parajsë seksi.
“Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë”, tha Kryemadhi.
Më herët, Borchardt ka shprehur shqetësimin se kriza politike në Shqipëri mund të prekë dhe rajonin.
Ai theksoi se djegia e mandateve nga ana e deputetëve të PD dhe aleatëve të saj nuk minon vetëm sistemin parlamentar.
“Është kritikuar nga të gjithë ndërkombëtarët sepse është fitili që i vë flakën të gjithë sistemve parlamentare. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë. Është kritikuar nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitili që i vë flakën në gjithë sistemin e demokracisë parlamentare.
Deputetët vendosën pas dy vitesh, dhe jo në katër të djegin mandatet e tyre, herën tjetër do të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë pas 6 muajsh apo 10 muajsh dhe kjo do të ishte një shembull i keq për të gjithë rajonin. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që bojkotojnë parlamentin dhe një gjë e tillë nuk funksionon sepse nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, u shpreh diplomati i lartë.
/a.r