Teuta mori një fitore të rëndësishme përballë Bylisit me shifrat 3-0.
Kjo disfate ishte e papranueshme per trajnerin Agim Canaj i cili dha doreheqjen e parevokueshme nga stoli.
Pas ndeshjes tekniku Canaj deklaroi se “Ndihem i tradhëtuar nga skuadra.
“Sot ishte si një ndeshje finale për ne, e kishim përgatitur këtë sfidë por edhe unë që isha në pankinë nuk po u besoja syve.
Në 25 minutat e para skuadra nuk bëri asgjë në fushë, gaboi në gjithcka dhe pësuam 3 gola.
Më pas nuk kishim moralin e duhur për të reaguar. Objektivat tonë janë kompromentuar shumë pas kësaj humbjeje dhe unë jap dorëheqjen.
I uroj suksese skuadrës së Bylisit në ndeshjet e ardhshme po ashtu edhe trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e ekipit”tha ai.